Sektori bankar po përjeton një zhvillim të jashtëzakonshëm në mënyrën sesi ofron shërbimet drejt klientëve dhe modeleve të reja të biznesit duke bashkëpunuar ngushtë me teknologjinë (FINTECH), ndaj dhe Credins ka vite që investon në digjiitalizim dhe sisteme informacioni. Kërkesa nga Banka Credins për të krijuar një program të përbashkët Masteri me Universitetin Europian të Tiranës i cili do të prodhojë studentë dhe punonjës potencial të specializuar në Fintech, vjen si pasojë e këtyre zhvillimeve dhe qasjes që Banka ka drejt digjiitalizmit.

Qëllimi

Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një programi studimi Master Profesional në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës, ne degën “Teknologji Informacioni e Aplikuar në Financë”, i cili do të aftësojë punonjësit aktual dhe punonjësit e ardhshëm potencial në fushën e teknologjive më të fundit të sistemeve të informacionit.

Avantazhi i Masterit

Programi i studimit Master në Fintech ofrohet nga universitetet më të njohura në botë por në Shqipëri do të jetë programi i parë që ofrohet për FINTECH në një nga Institucionet e Arsimit të lartë në vend.

Programi Mësimor (kliko këtu)

Përfitimet e studentëve

Bursë 50% të pagesës vjetore për secilin vit të masterit.

Praktikë mësimore të paguar, minimalisht për 6 muaj në secilin vit.

Mundësi punësimi për studentët me performancë të mirë në bazë të nevojave të bankës për kapacitete njerëzore.

Trajnime me Certifikata si: Komunikimi Efektiv, Zgjidhja e Konflikteve dhe Problematikave, Menaxhimi i Kohës, Menaxhimi i Projekteve, etj

Mentorim nga ekspertët më të mirë të teknologjisë në Bankën Credins.

Trajnime online në platformën Credins LMS (Learning Management System)

Ambient ideal për mësim si dhe mundësi për pjesëmarrje në aktivitete sportive dhe rekreative.

Përfitimet Akademike

Të kuptojnë, projektojnë, zhvillojëe e mirëmbajnë sistemet e informacionit.

Do të jenë të aftë të menaxhojnë bazat e të dhënave dhe rrjetave kompjuterike.

Do të kenë njohuri mbi inxhinierimin e software-ve.

Njohuri për sektorin Bankar për të mbështetur krijimin e shërbimeve dhe modeleve të reja të biznesit.

Njësitë e zhvillimit të praktikes

Departmenti IT

  • Infrastrukturë (Service Desk, Systems, Data-bases, Network, Cloud), Core Banking System maintenance, management and development.
  • Njësia E-banking
  • Njësia e Sigurisë së Informacionit

  • Software Engineering, Data Integration & Analytics, and Cyber Security
  • Departamenti i Risqeve të Integruara dhe MIS

  • Data modeling, data engineering, data analytics and reporting.
  • Departamenti i Burimeve Njerëzore, Marketing, Kartave, Audit, etj

    Kriteret

    Në këtë program mund të aplikojnë:

    Studentë të diplomuar në Bachelor në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinjeri, Data Science, Sisteme Informacioni, Informatikë Ekonomike dhe degë të tjera të ngjashme.

    Studentë të cilët kanë dëshirë dhe pasion për të filluar karrierën e tyre në sistemin bankar.

    Studentë që kanë një nivel të kenaqshëm të gjuhës Angleze.

    Hapat per aplikim

    • Aplikimi online

      Deri më 30 Tetor

    • Zhvillimi i intervistes në grup

      17-23 Tetor

    • Njoftimi dhe nënshkrimi i kontratave

      24-28 Tetor

    Banka Credins