Llogaria rrjedhëse është baza mbi të cilën ndërtohet marrëdhënia me bankën. Llogaria mund të hapet në monedhën vedase ose të huaj. Ajo mund të menaxhohet nga një apo disa persona përmes sistemit të firmave të autorizuara dhe vulës së kompanisë. Ju mund të pajiseni me kartën e biznesit të debitit apo kreditit, të kryeni të gjitha pagesat për detyrimet utilitare, pagat, taksat doganat e më gjerë. Kujt i drejtohet ? Të gjithë personave fizikë, profesionistëve, SH.A, Fondacioneve dhe Organizatave të Shoqerisë Civile që synojnë të thjeshtojnë menaxhimin e bisnesit të tyre, të monitorojnë shpenzimet dhe të optimizojnë të ardhurat.

Karakteristika

  • Numër i pakufizuar veprimesh në të gjithë rrjetin Credins apo përmes partnerëve tanë.
  • Xhirimet brenda bankës falas.
  • Transferta kombëtare dhe ndërkombëtare efikase.
  • Tarifë fikse mujore.
  • Gjendje llogarie falas.
  • Pagesa utilitare për energjinë, telefonin, ujin.
  • Pagesa të sigurta dhe transparente për Taksat , Doganat, Hipotekat, etj.
  • Kartë biznesi Krediti apo debiti në LEK apo monedhë të huaj.
  • E aksesueshme 24/24, 7 ditë në javë përmes Credins Online.
  • Shërbim për kreditimin e pagave.
  • Pension vullnetar me skemë profesionale ose individuale.

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi individ, tregtar dhe shoqëri tregtare, rezident ose jorezident, shqiptar ose i huaj, i cili ka llogari depozitë në Credins Bank Sh.a, në lekë ose në monedhë të huaj sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e njëvlershmja e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53 datë 22.05.2014, “Për Sigurimin e Depozitave” i ndryshuar. Për më shumë informacion klikoni: www.asd.gov.al.

Llogaria rrjedhëse ka nje kosto mujore fikse që pasqyrohet në kushtet e punës të Credins bank.

Dokumentacioni

  • Statutin e shoqerisë
  • Aktin e Themelimit të Shoqërisë me të gjitha ndryshimet që mund të kenë ndodhur
  • Ekstrakt i fundit lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit ( ku te përfshihet dhe historiku i shoqërisë)
  • Certifikatë regjistrimi të personit të tatueshëm (NUIS/NIPT), datën e regjistrimit në organin tatimor
  • Liçensa e ushtrimit të aktivitetit, data e lëshimit të liçensës
  • Vendimi i Asamblesë së Aksionerëve/Bordit Mbikqyrës për emërimin e organeve drejtuese dhe caktimin e punonjësve të tjerë të cilët kanë të drejtë të veprojnë me llogaritë
  • Dokumenti i identifikimit të Përfaqësuesit Ligjor sipas kërkesave të personit fizik (individ) rezident
  • Dokumenti i identifikimit të aksionerëve ( ortakëve) të shoqërisë që në mënyrë direkte ose indirekte zotërojnë 25% ose më shumë të aksioneve, sipas kërkesave të personit fizik (individ) rezident ose jo rezident
 

Llogaria rrjedhëse është baza mbi të cilën ndërtohet marrëdhënia me bankën. Llogaria mund të hapet në monedhën vedase ose të huaj. Ajo mund të menaxhohet nga një apo disa persona përmes sistemit të firmave të autorizuara dhe vulës së kompanisë.

Kredi Hipotekore

Me Kredi Hipotekore, ju mund të merrni një hua personale deri në 40.000.000 ALL për të financuar blerjen e shtëpisë që dëshironi me afat kredie deri në 20 Vite.

Lexo më shumë Read More

Karte Krediti

Kartat e Kreditit nga Credins bank janë kartat të cilat ju mundësojnë shlyerjen e...

Lexo më shumë Read More

Credins Online

Aksesoni llogarinë 24/7 nga celulari apo kompjuteri juaj! Credins Online ofron komoditet dhe siguri për individët, klientë të Credins Bank.

Lexo më shumë Read More

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins