Llogaria Rrjedhëse është një instrument bazë mbi të cilin klienti ndërton marrëdhënien  e tij afatgjatë me bankën.

Me llogarinë tuaj në Credins Bank, ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare dhe të aksesoni të gjitha shërbimet bankare. Avantazhet e  llogarisë rrjedhëse :

  • Merrni pagën apo pensionin
  • Pajiseni me kartë debiti VISA apo Mastercard
  • Kryeni veprime të pakufizuara pagesash përmes kartës
  • Kryeni veprime të pakufizuara në sportelet e bankës
  • Kryeni veprime në  ATM-të  e rrjetit Credins apo ATM kombëtare e ndërkombëtare
  • Pajiseni me informacion mbi veprimet në llogarinë tuaj
  • Kryeni pagesa për palë të treta
  • Kryeni pagesa për shpenzimet e energjisë, telefoni, ujë, internet etj
  • Përfitoni pagesa apo transferta në favorin tuaj
  • Kryeni transferta brenda apo jashtë vendit
  • Pajiseni me shërbimin e Credins online
  • Aktivizoni shërbimin e pagesave automatike
  • Aktivizoni shërbimin e pensionit vullnetar
  • Aplikoni për kredi personale apo konsumatore
  • Aplikoni për overdraft (tepricë debitore)
  • Aplikoni për kartë krediti

  Llogaria Rrjedhëse hapet në monedha të ndryshme në bazë të nevojave tuaja. Llogaria rrjedhese mund të ketë forma të ndryshme si :

  • Llogari e pafrutshme (me një numër të kufizuar transaksionesh)
  • LLogari qëllimore (me një qëllim të caktuar)

  Llogaritë në Credins bank janë të siguruara  deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e pesëqind mijë) leke nga Agjencia e Sigurimi të Depozitave – www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. Llogaria rrjedhese ka nje kosto mujore fikse që pasqyrohet në kushtet e punës të Credins bank.   Dokumentacioni : – Karta e identitetit ose pasaporta – Kontrata e Llogarise Rrjedhëse

This post is also available in: en


Kredi Hipotekore

Me Kredi Hipotekore, ju mund të merrni një hua personale deri në 40.000.000 ALL për të financuar blerjen e shtëpisë që dëshironi me afat kredie deri në 20 Vite.

Lexo më shumë Read More

Karte Krediti

Këtë muaj keni përdorur kartën tuaj të kreditit VISA Classic dhe Mastercard...

Lexo më shumë Read More

Credins Online

Credins Online ofron komoditet dhe siguri për individët, klientë të Credins Bank...

Lexo më shumë Read More

Na kontakto

Gjej Degën