

Të nderuar klientë,
Në vijim të vendimit të Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve, Banka Credins sqaron të gjithë kredimarrësit e saj për sa më poshtë:
Periudha:
Shtyrja e afatit të pagimit të kësteve të kredisë për biznese dhe individë periudha 13 Mars 2020 – 31 Maj 2020.
Si aplikohet për kërkesë për shtyrje kësti:
Çdo klient i cili pretendon që në situatën COVID-19 nuk ka aftësi pagimi dhe kërkon të shtyjë pagimin e kësteve duhet që:
- 1- Në mënyrë elektronike apo shkresë zyrtare të dorëzojë kërkesën për shtyrje kësti duke e shoqëruar me arsyet e mospagimit të kësteve.
- 2- Kërkesa duhet të dergohet në një nga mënyrat si më poshtë:
- a) Elektronikisht me email
- b) Ose me SMS
- c) Ose me shkresë zyrtare pranë degës ku kanë marrëdhënie.
Vendimmarrja e Bankës
Banka Credins do të shqyrtojë çdo kërkesë të ardhur nga klientët dhe pas një analize do të marrë vendimin e saj brenda 3 ditë pune. Përgjigja më pas do t’ju komunikohet klientëve në formë zyrtare.
Njoftim i rëndësishëm
Faleminderit për mirëkuptimin!
Na kontakto
[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]