NJOFTIM ZYRTAR

Të nderuar klientë të Bankës Credins,

Në kuadër të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Banka Credins ka ndërmarrë një sërë masash paraprake për të rritur sigurinë e punonjësve tanë në punë dhe për të siguruar një vazhdimësi të plotë të biznesit bankar për të gjitha shërbimet dhe produktet për klientët tanë. Dhe nëse ka një moment të vetëm për të treguar solidaritet dhe suport për klientët dhe ekonominë e vendit, ajo është tani. Kërkojmë bashkëpunim dhe mirësjellje nga të gjithë klientët tanë për respektimin e këtyre masave që janë në dobi të përbashkët.

Banka Credins ka ndërmarrë disa masa paraprake specifike për të mbrojtur stafin dhe klientët nga përhapja e mundshme e Corona Virusit.

UDHEZIM PER KLIENTET E BANKES

  • Banka ka shpërndarë dezifektantë në hyrje të çdo dege dhe ka marrë masa për të ri-organizuar punën për të shmangur rradhët dhe njerëzit brenda bankës.
  • Respektoni distancat e sigurisë me stafet e bankës dhe me klientë të tjerë në degë.
  • Qëndroni në rradhë jashtë degës në ajër të pastër për të shmangur kontaktet fizike.
  • Mos aplikoni shtrëngim duarsh apo përqafime, me asnjë klient apo staf banke.
  • Përdorni çdo ATM të Bankës Credins për tërheqje CASH. Shmangni ardhjen në sportelet e bankës.
  • Shmangni përdorimin e CASH-it i cili është një burim virusesh. Përdorni kartat e debitit dhe të kreditit të Bankës për çdo pagesë.
  • Përdorni Credins Online, aplikacionin bankar të aksesueshëm nga çdo Smartphone dhe Desktop. Aplikacioni ju ndihmon për të shmangur kontaktet, radhët dhe sportelet e bankës. Aty mund të kryeni direkt dhe shpejt shumë shërbime si: pagesa, këmbime, transferta etj.
  • UDHEZIM PER STAFIN E BANKES

  • Banka Credins ka aktivizuar protokollin e sigurisë në shëndet duke ndërmarrë një sërë masash për punonjësit dhe do monitorojë me kujdes situatën në ditet në vijim në rajonin e Tiranës dhe në çdo qytet tjetër ku kemi prezencë.
  • Banka Credins ka ndërmarrë masat për të kordinuar të gjitha njësitë dhe punonjësit të vlerësojnë alternativa të ndryshme për të vazhduar punën duke përfshirë dhe punën nga shtëpia ku është e mundur.
  • Banka i ka kërkuar çdo punonjësi që shfaq simptoma të vetë izolohet dhe ndjekë protokollin përkatës, për të evituar kontaktet me kolegë dhe klientë.
  • Kemi rekomanduar tek të gjithë punonjësit të shmangin udhëtimet e panevojshme jashtë shtetit, dhe nëse për arsye specifike të rëndësishme duhet të lëvizin, do kordinojnë ngushtësisht me burimet njerëzore për të vlerësuar mosardhjen për 14 ditë në ambjentet e punës.
  • Banka ka iniciuar një fushatë në rrjetet sociale për të ndihmuar çdo klient i cili kërkon të shmangë kontaktin fizik me punonjësit e bankës të vlerësojë kanalet alternative si Credins Online si dhe të përdorin sa më shumë kartat e debitit dhe të kreditit duke shmangur përdorimin e cash-it.
  • Banka Credins po ndjek me vëmendje çdo udhëzim dhe rregullore të Autoriteve përkatëse.
  • Të gjithë së bashku do jemi më të fortë për të kapërcyer këtë situatë sensitive. Na kontaktoni për çdo informacion që mund t’ju duhet në: +355 4 53 53 000


    Na kontakto

    [contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
    Banka Credins