Krijimi i një atmosfere pune frymëzuese dhe bashkëpunuese

 

Krijimi i një atmosfere pune frymëzuese dhe bashkëpunuese, Credins Bank

Kur flitet për një paketë përfitimesh për punonjësit, tashmë ky koncept ka evoluar në vite, nga një paketë bazike si paga dhe bonuset, në një paketë më të sofistikuar dhe motivuese. Credins bank, që sot numëron mbi 950 punonjës dhe një nga korporatat më të mëdha në vend përsa i takon punësimit, zhvillimit të talenteve të reja, promovimit të punonjësve që mbartin vlera të spikatura, i kushton një rëndësi të madhe dhe ndërtimit të një pakete gjithëpërfshirëse për çdo punonjës egzistues ose të ri që ka dëshirë ti bashkohet skuadrës tonë. 

Paketa jonë gjithëpërfshirëse është e bazuar në disa shtylla me objektivin kryesor: Të bëhemi vendi më i mirë për të punuar, duke u bazuar në një harmoni sa më të mirë të anës emocionale, mendore dhe fizike të punonjësve tanë, mbështetur gjithashtu në vlerat kryesore si respekti, kujdesi, mbështetja financiare dhe krijimi i një kulture pune bashkëpunuese dhe motivuese.  

Në Credins Bank kemi ndërtuar një paketë specifike për të mbështetur ambiciet personale për rritje dhe zhvillim të punonjësve sipas aftesive të tyre, për krijimin e një atmosfere bashkëpunuese nën sloganin “familja Credins”, si dhe për të qënë pranë nevojave të vazhdueshme në varësi të ndryshimit të fazave të jetës. Strategjia e paketës përfituese evolon vazhdimisht duke mbajtur në qëndër punonjësit tanë si aseti më i çmuar i suksesit tonë. Ajo është e ndërtuar mbi bazën e disa shtyllave kryesore si mënyra më e mirë për të tërhequr më të mirët pranë nesh. Sot, kur vendoset për një përzgjedhje të re punësimi, çdo individ merr në konsideratë një paketë përfitimesh që institucioni ku aplikon ofron, duke u shmangur tashmë nga mënyra tradicionale kur konsiderohej vetëm paga bazë, brandi, industria apo vendodhja.

Shpërblimi i më të mirëve në bazë të performancës

Punonjësit përtej pagës bazë e cila rishikohet çdo vit me vlerësimin vjetor, shpërblehen në fund të çdo viti pavarësisht hierarkisë. Prej vitesh aplikohet një skemë bonusimi mujor për të nxitur shitjen në të gjitha degët e bankës tonë në linjë me objektivat e vendosura. Ndërkohë aplikohet një skemë shpërblimi dhe për punonjësit e drejtorisë qëndrore, për më të mirët dhe për kontributin e veçantë përgjatë aktivitetit të tyre profesional me objektiv për të mbajtur dhe zhvilluar talentet. Gjithashtu, skema incentivuese rritjes së pagës bazë është e lidhur ngushtë me vlerësimin vjetor të performancës ku çdo punonjës i cili kap objektivat e caktuara, përfiton rritje të pagës bazë. 

Vlerësim për kontributin afatgjatë

Ajo çka vlerësojmë është jo vetëm kompensimi financiar aktual, por dhe ndërtimi i një strategjie afatgjatë për promovim të besnikërisë së punonjësve dhe sigurim të kushteve më të mira për ata që profesionalisht do kontribojnë më gjatë për institucionin. Ndaj, Banka Credins në sajë të bashkëpunimit me kompanitë e grupit, aplikon fondin e pensionit dhe fondin e investimeve motivuese për të gjithë punonjësit. Fondi i Pensionit Vullnetar i mundëson çdo punonjësi të bëhen pjesë e skemës vullnetare – Credins Pensions ku banka kontribon direkt me një fond të caktuar çdo muaj. Prej vitesh aplikojmë dhe produktin “Jetë me Kursim” – i quajtur ndryshe Fondi i Besnikërisë, një kombinim i sigurimit të Jetës dhe Kursimit ku banka kontribon totalisht në këtë fond duke investuar në formën  e një depozite 7 – vjeçare për llogari të punonjësit. Po ne kujdesemi dhe me shumë, pasi suksesi i kompanisë është i lidhur me mirëqëneien personale të çdo punonjësi. Ndaj, për të gjitha produktet dhe shërbimet bankare, për punonjësit tanë ofrohen kushte preferenciale. Për tu vlerësuar është kredia për shtëpi, duke siguruar një ndihmesë mjaft të madhe për çdo punonjës që krijon një familje të re.

Krijimi i një atmosfere pune frymëzuese dhe bashkëpunuese, Credins Bank 

Mirëqënie dhe shëndet për stafin

Mirëqënia e punonjëseve tanë dhe mbi të gjitha shëndeti i tyre, për të siguar një balance sa më të mirë midis punës dhe familjes, është gjithashtu një nga prioritetet kryesore, ndaj ne kemi mundësuar produktin“Jetë dhe Shëndet – Cash Plan”, nëpërmjet të cilit çdo punonjës ka mundësinë për të kryer Check Up-in diagnostikues vjetor falas dhe mbulim të shpenzimeve mjekësore përgjatë vitit. Gjithashtu, mbështesim punonjësit tanë duke qënë pranë tyre në raste të fatkeqesive natyrore (si tërmet, zjarr etj)  me ndihma sociale dhe financiare për përballimin e humbjeve familjare apo vështirësive të tjera etj. Për më tepër, vlerësojmë shpirtin e skuadrës, harmoninë e krijuar midis punonjësve të cilët e shprehin këtë dhe në aktivitete jashtë orarit të punës. Kemi krijuar ekipin tonë të futbollit dhe volejbollit, pasi besojmë se një organizatë është si një skuadër, ku të gjithë duhet të kontribuojnë për të fituar. 

Krijimi i një atmosfere pune frymëzuese dhe bashkëpunuese, Credins Bank

Pjesë e politikave tona sociale dhe e kulturës korporative është dhe mundesia që ju japim njerëzve me aftësi ndryshe duke i krijuar akses jo vetëm për të qënë pranë nesh për praktika pune, por dhe duke i punësuar pranë kompanisë tonë për një mjedis pune sa më gjithëpërfshirës. 

Krijimi i një atmosfere pune frymëzuese dhe bashkëpunuese, Credins Bank

 

Sigurimi i një pune të balancuar dhe i shëndetit në kushtet e covid -19

Në kushtet e sotme të pandemisë dhe të një normaliteti të ri, ne në Credins, kemi mundësuar menjëherë marrjen e të gjitha masave për një ambient pune sa më të pershtatshëm, ku përveç  maskave dhe dizifektantëve të cilat kanë qënë pjesë e bankës që në krye të herës, janë porositur teste të shpejta dhe serologjike, në mënyrë që të reduktojmë sa më shumë situatat e përhapjes së Covid -19. Gjithashtu, kemi lehtësuar dhe krijuar infrastrukturën e nevojshme për një balancim të punës nga shtëpia me atë në zyrë, pa penguar në asnjë çast menaxhimin e situatave sensitive në familjet e tyre. 

Vlen për tu përmendur se banka gjatë periudhës së Pandemisë krijoi një Bonus-Pool të cilen e përdori për të incentivuar dhe bonusuar punonjësit e linjës së parë të cilët ndodheshin në të gjitha degët e ofronin shërbimin ndaj klientit. Bonuset për performancë dhe shpërblimet e tjera vijuan krejt normalisht gjatë vitit 2020 për të gjithë punonjësit e bankës.

Krijimi i një atmosfere pune frymëzuese dhe bashkëpunuese, Credins Bank

 

Ndihmojmë njerëzit tanë të bëhen më të mirët duke i krijuar hapësira për realizim të objektivave personale

Trajnimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional mbetet një nga sfidat tona për ti krijuar mundësinë gjithkujt që ka dëshirë dhe ambicie për të ecur përpara dhe për të arritur objektivat personale. Paketa e trajnimeve është gjithpërfshirëse si me lektore vendas ashtu dhe me trajnuesit më të mirë ndërkombëtar në Shqipëri apo jashtë, pasi besojmë fort në mbështetjen dhe zhvillimin e talenteve për të krijuar hapësirat e duhura për këdo. Përgjatë 2019 – 2020, kemi kryer mbi  94 mijë orë trajnimi për stafe të rinj dhe ekzistues, konkretisht 49.426 orë trajnimi gjatë 2019 dhe 45.262 orë trajnimi në 2020 (një pjesë e mirë e kryer online), si dhe kemi promovuar mbi 81 punonjes ne 2020 duke demonstruar nje kulture institucionale mbeshtetese dhe promovuese. 

Krijimi i një atmosfere pune frymëzuese dhe bashkëpunuese, Credins Bank

Gjithashtu, kemi ngritur shkollën “ youarecredins”, një akademi e shkëlqyer për të tërhequr të rinjte e talentuar pranë nesh, duke ju ofruar jo vetëm trajnime teorike dhe praktike të pagueshme, por dhe mundësinë për tu punësuar pranë Institucionit tonë. Nga ky program dy vitet e fundit janë emëruar në pozicione të ndryshme në bankë 51 praktikantë. Konkretisht janë emëruar 30 praktikantë ose 23% e totalit të emërimeve gjatë vitit 2019, ndërsa në 2020 janë emëruar 21 praktikantë ose 24% e totalit të emërimeve në bankë.

Së fundmi, kemi krijuar programin e trajnimit online për të ndihmuar punonjësit tanë për tu rritur vazhdimisht drejt krijimit të vlerave të reja si një aset për zhvillimin e tyre personal dhe profesional, i aksesueshëm 24/7, në çdo vend e në çdo kohë. 

Ne besojmë se mbështetja që i japim punonjësve tanë duke i siguruar një mirëqënie dhe një ambient pune profesional për realizimin e objektivave personale, sjell një sinergji pozitive në çdo pozicion pune, në çdo degë e departament, duke prodhuar rezultate mjaft të mira për të gjithë. 


Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins