#BASHKEDOTIADALIM

Të dashur klientë dhe miq të Bankës Credins,

Jemi në një nga situatat më të paimagjinuara ndonjëherë e cila na ka izoluar nga njeri tjetri fizikisht duke qëndruar në shtëpi për ta kapërcyer sa më parë. Bashkë jemi më të lidhur se kurrë! Jemi më pranë familjarëve tanë duke ushqyer shpresë e dashuri!Jemi pranë njeri tjetrit duke shkëmbyer bashkarisht mesazhe të ngrohta e optimiste! Së bashku do t’ia dalim e do bëhemi më të fortë se kurrë më parë!

Distanca sociale që është krijuar nuk na largon, përkundrazi na bashkon e lidh më fort me njëri tjetrin.

E sot pas 17 vitesh, Credins Bank është duke ju shërbyer çdo ditë me një përkujdesje të vazhdueshme, duke mos ndërprerë për asnjë çast punën. Jemi pranë jush si asnjëherë më parë se ndjehemi të tillë në zemrat tona!

Duam të shprehim mirënjohje pa fund për çdo klient të bankës sonë që sot është duke punuar fort me zemër edhe pse rrezikojnë jetën e tyre.

  • Falenderim për çdo mjek e infermier që me palodhshmërinë dhe profesionalizmin e tyre janë pranë çdo qytetari duke dhënë shpresë.
  • Falenderim për çdo bujk e blegtor që na ofrojnë produktet e tyre të rritura me aq shumë dashuri e pasion
  • Faleminderim për çdo mësues që çdo ditë vazhojnë mësimdhënien për femijët tanë duke ju dhuruar dije e dashuri.
  • Falenderim për qindra e mijëra klientë të tjerë, punonjës të administratës shtetërore, punonjës të rendit, tregtarë e prodhues që me përkushtim vazhdojnë çdo ditë të jenë të palodhur për ne.
  • Dhe një falenderim i veçantë nga zemra për çdo staf të Bankës Credins. Sot më shumë se kurrë jemi një familje më e bashkuar dhe më krenare për atë që kemi arritur të ndërtojmë së bashku në këto 17 vite!


    Na kontakto

    [contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
    Banka Credins