Kredi Hipotekore

Të kesh një shtëpi apo apartament tëndin është pjesë e ciklit të jetës së çdo familjeje. Por investimi për të blerë një pasuri të paluajtshme është shumë i madh për nje familje që po nis jetën. Shtëpia është e rëndësishme për ju dhe Credins bank në gamën e produkteve të saj ofron forma financimi si Kredia Hipotekore për financim pasurie të paluajtshme. Me Kredi Hipotekore, ju mund të merrni një hua personale deri në 40.000.000 ALL për të financuar blerjen e shtëpisë që dëshironi me afat kredie deri në 20 Vite. Përmes proçedurave të shpejta të aprovimit dhe norma interesi konkururese në treg, Credins ju mundëson financim deri në 100%.

Kredi Konsumatore

Të ardhurat e rregullta mujore herë pas here nuk mjafton për të plotësuar kërkesat tuaja konsumatore. Një mobilim bashkëkohor apo funksional, pajisje elektronike për shtëpinë, sistem ngrohje apo kondicionim, pushime apo studime për fëmijët, të gjitha këto ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës tuaj dhe të familjes suaj por nuk mund të financohen vetëm me të ardhurat mujore. Në Credins, për të mundësuar plotësimin e këtyre nevojave duke e kryer pagesën në disa muaj, do të gjeni zgjidhje me produktin Kredia Konsumatore. Avantazhe dhe Karakteristika: Kjo kredi ofrohet për gjithë klientët individë me të ardhura nga paga.

  • Financim: deri në 1.500.000 lekë
  • Interes: fiks dhe variabël
  • Afati: deri në 7 vjet
  • Këste mujore mbahen automatikisht nga llogaria.

Dokumentacioni qe duhet te prezantoni:

  • Mjet identifikimi
  • Vërtetim të ardhurash

Dokumentacioni që firmosni në bankë:

  • Aplikim për kredinë
  • Informacioni parakontraktual
  • Formulari i Transparencës
  • Kontrata e kredisë konsumatore
Banka Credins