Sportelist – Arkëtare / Rajoni Tiranë
Credins Bank kërkon të punësojë: SPORTELIST – ARKËTARE / Rajoni Tiranë
Funksionet dhe përgjegjësitë:
Shërbimi në kohë dhe me cilësi i të gjithë klientëve që paraqiten në sportel, duke respektuar procedurat dhe rregulloret e arkës
Verifikimi i klientëve të cilët kryejnë veprime në sportel.
Sigurimi që rregulloret kundër Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të zbatohen me përpikmëri.
Mirëmbajtje e dokumentacioneve që plotësohen apo dorëzohen nga klientët si mandat arketime, mandate pagesa, ceqe, libreza etj.
Për të lexuar përshkrimin e plotë të punës për pozicionin Sportelist Arkëtar klikoni këtu
Kriteret e nevojshme:
Diplomë e arsimit të lartë në Shkencat Ekonomike.
Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 1 vit dhe veçanërisht në pozicionin e ARKËTARËS.
Motivim dhe dëshirë për t’ju bashkuar ekipit tonë.
Të ketë aftësi komunikuese, organizuese dhe bashkëpunimi në grup.
Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze.
Të ketë njohuri të (mira të paketës MS Office apo programeve informatike).
Të jetë orientuar ndaj rezultatit dhe të jetë disponibel për të punuar me orare feksibël.
Çfarë ofrojmë ne:
Një paketë financiare konkurruese (skema bonusimi, pagë të 13-të)
Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, etj.
Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:
burimenjerezore@bankacredins.com
Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.
Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 01.04.2023.
*Shënim – Politika e Privatesise
Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen, e të dhënave personale dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014″ Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”, Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose, fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore.