Credins Bank kërkon të punësojë: SPORTELIST – ARKËTARE  RAJONI TIRANE

Funksionet dhe përgjegjësitë:

  • Shërbimi në kohë dhe me cilësi i të gjithë klientëve që paraqiten në sportel, duke respektuar procedurat dhe rregulloret e arkës

  • Verifikimi i klientëve të cilët kryejnë veprime në sportel.

  • Sigurimi që rregulloret kundër Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të zbatohen me përpikmëri.

  • Mirëmbajtje e dokumentacioneve që plotësohen apo dorëzohen nga klientët si mandat arketime, mandate pagesa, ceqe, libreza etj.

Për të lexuar përshkrimin e plotë të punës për pozicionin Sportelist Arkëtar klikoni këtu

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomë e arsimit të lartë në Shkencat Ekonomike.

  • Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 1 vit dhe veçanërisht në pozicionin e ARKËTARËS.

  • Motivim dhe dëshirë për t’ju bashkuar ekipit tonë.

  • Të ketë aftësi komunikuese, organizuese dhe bashkëpunimi në grup.

  • Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze.

  • Të ketë njohuri të (mira të paketës MS Office apo programeve informatike).

  • Të jetë orientuar ndaj rezultatit dhe të jetë disponibel 

Çfarë ofrojmë ne:

  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese.

  • Atmosferë dinamike dhe grup pune në rritje dhe pagë të 13-të.

  • Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 05.02.2023