Credins Bank kërkon të punësojë: SHERBIM KLIENTELE / DEGA LUSHNJE

Funksionet dhe përgjegjësitë:

  • Verifikimi i klientëve të cilët kryejnë veprime.

  • Mirepret klientin ne dege duke treguar vemendje, miresjellje dhe perkushtim

  • I kushton kohe dhe rendesine e duhur dialogut qe krijohet me klientin per te evidentuar sakte nevojat e klientit

  • Te jete proaktiv ne procesin e shitjes ne menyre qe ti ofroj klientit produktet apo sherbimet e pershtatshme

  • Ne komunikimin me klientin duhet ti japi informacion per te gjitha produktet qe ofron banka, sipas profilit te klientit ( individ apo subjekt)

  • Te fokusohet ndaj objetivave individuale dhe atyre ne grup 

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomë e arsimit të lartë në Shkencat Ekonomike.

  • Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 2 vite ne Institucione Bankare apo Financiare dhe veçanërisht në pozicionin e SHERBBIM KLIENTELES.

  • Motivim dhe dëshirë për t’ju bashkuar ekipit tonë.

  • Të ketë aftësi komunikuese, organizuese dhe bashkëpunimi në grup.

  • Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze.

  • Të ketë njohuri të (mira të paketës MS Office apo programeve informatike).

  • Të jetë orientuar ndaj rezultatit dhe të jetë disponibel për të punuar me orare feksibël.

Çfarë ofrojmë ne:

  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. 

  • Atmosferë dinamike dhe grup pune në rritje dhe pagë të 13-të.

  • Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:

burimenjerezore@bankacredins.com

Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 01.04.2023.

*Shënim – Politika e Privatesise

Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen, e të dhënave personale dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014″ Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”, Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose, fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore.