Këshillues Klienti SE / Rajoni Durrës
Credins Bank kërkon të punësojë: KËSHILLUES KLIENTI SE / RAJONI DURRES
Funksionet dhe përgjegjësitë:
Identifikimi i klientëve potencial dhe promovimi i të gjithë produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga banka.
Analiza e Kërkesave të klientit që nga mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm e deri në realizimin e raport analizës.
Bashkëpunimi me njësitë e tjera pjesë e bankës për të realizuar një analizë të plotë e klientit si dhe ndjekjen e klientëve me probleme.
Menaxhimi i portofolit me qëllim ruajtjen e cilësisë së tij.
Analizimi i situatës financiare të biznesit, njohje shumë e mirë e pasqyrave financiare.
Për të lexuar përshkrimin e plotë të punës për pozicionin Këshillues Klienti SE klikoni këtu
Kriteret e nevojshme:
Diplomë në shkencat ekonomike, profili Ekonomik, (preferohet të ketë kualifikime pasuniversitar në shkenca financiare).
Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet në sistemin Bankar apo Insititucione Financiare dhe veçanërisht në fushën e kredidhënies Bizneseve te Vogla dhe te Mesme.
Të marrë mbi vetë përgjegjësitë e punës duke përmbushur deadline
Të jetë i orientur ndaj rezultatit dhe të jetë disponibel për orare të zgjatura të punës.
Të ketë aftësi bashkëpunimi në grup,
Çfarë ofrojmë ne:
Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese.
Atmosferë dinamike dhe grup pune në rritje dhe pagë të 13-të.
Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:
burimenjerezore@bankacredins.com
Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.
Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 21.03.2023.
*Shënim – Politika e Privatesise
Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen, e të dhënave personale dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014″ Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”, Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose, fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore.