Funksionet dhe përgjegjësitë:

  • Identifikimi i klienteve potencial dhe promovimi i të gjithë produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga banka.
  • Analiza e kërkesave të klientit që nga mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm e deri në realizimin e raport analizës.
  • Bashkëpunimi me njësitë e tjera pjesë e bankes për të realizuar një analize e plotë e klientit si dhe ndjekjen e klienteve me probleme.
  • Menaxhimi i portofolit me qëllim ruajtjen e cilësisë së tij.
  • Analizimi i situates financiare të biznesit, njohje shumë e  mire e pasqyrave financiare.

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomë në shkencat  ekonomike,  profili Ekonomik, (preferohet  të ketë kualifikime pasuniversitar në shkenca financiare).
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 2 vjet në sistemin Bankar dhe veçanërisht në fushën e kredidhenies (preferohet në fushën e Agro Kredisë) .
  • Të marrë mbi vetë përgjegjësitë e punës duke përmbushur deadline.
  • Te ketë njohuri në fushën e Agrobiznesit
  • Të ketë aftësi  bashkëpunimi në grup.
  • Të zotërojë certifikime të gjuhës angleze dhe  trajnimeve të zhvilluara gjatë eksperiencës së punës

  Çfarë ofrojmë ne:

    • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese.
    • Atmosfere dinamike dhe grup punë në rritje.
    • Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV me foto bashkë me një letër interesi në adresën e më poshtme: Email: burimenjerezore@bankacredins.com Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit te Burimeve Njerezore të Credins Bank. Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 15.06.2019


*Shënim – Politika e Privatësisë. Credins Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në burime.njerezore@bankacredins.com