Taksa Automjete Credins Bank

Kushdo që akseson këtë faqe interneti të Credins bank Sh.a nëpërmjet website (https://.bankacredins.com), bie dakort me kushtet si vijojnë:

Përdorimi i Faqes së Internetit të Credins bank

E gjithë përmbajtja e faqes së Credins bank është subjekt i të drejtave të autorit me të gjitha të drejtat e rezervuara. Çdo shkarkim apo kopjim nga kjo faqe e Credins bank nuk do të konsiderohet si transferim i të drejtave tek ju. Ju nuk mund të riprodhoni (pjesërisht apo tërësisht), transmetoni (në rrugë elektronike apo anasjelltas), modifikoni apo përdorni përmbajtjen e faqes së Credins bank për qëllime përfitimi, pa marrë paraprakisht miratimin me shkrim nga Credins bank për këtë qëllim. Gjithashtu, Credins bank rezervon të drejtën që në çdo kohë të kryejë modifikime apo ndryshime të përmbajtjes së kësaj faqeje.

Asnjë Ofertë apo Garanci

Përmbajtja e faqes së Credins bank nuk do të interpretohet si kërkesë ose ofertë, apo rekomandim për të siguruar ose disponuar ndonjë investim ose për t’u angazhuar në ndonjë tjetër transaksion. Informacionet dhe opinionet që faqja e Credins bank përmban, mundësohen pa garanci të asnjë lloji, qoftë kjo e shprehur apo e nënkuptuar.

Kufizimi i Përgjegjësisë

Në asnjë rast, përfshirë (por pa u kufizuar) neglizhencën, Credins bank do të jetë pëgjegjëse për ndonjë humbje apo dëmtim të cfarëdo lloji, përfshirë (por pa u kufizuar) në dëm të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, ardhur si pasojë apo në lidhje me aksesimin, përdorimin, performimin, shfletimin apo ndërlidhjen me faqen e internetit të Credins bank.

Faqe Interneti të Lidhura

Gjatë hyrjes (aksesimit) në ndonjë apo disa prej faqeve të internetit lidhura me faqen e Credins bank ju mund të dilni nga kjo e fundit. Credins bank ju njofton se nuk ka verifikuar asnjë prej këtyre faqeve të internetit lidhura me të dhe nuk vërteton apo mban përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre faqeve apo produkteve, shërbimeve ose artikujve të tjerë ofruar nëpërmjet këtyre faqeve.

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins