Shërbimi i Ndërmjetësimit në Sigurime

1. Për çfarë shërben brokerimi në sigurime?

Brokerimi në sigurime është një formë e ndërjetësimit në sigurime që mund të ushtrohet vetëm nga subjekte të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Brokerimi përfshin aktivitetet e prezantimit të produkteve të sigurimit, negociimit me shoqëritë e sigurimit për kushtet e sigurimit në emër e për llogari të klientit si dhe asistencës që mund ti nevojitet klientit për të kërkuar dëmshpërblimin në rast se ndodh ngjarja për të cilën është siguruar. Shërbimet që ofron Brokeri janë shumë të rëndësishme për këdo individ që ka në plan të bleje një policë sigurimi pasi brokeri shërben si një konsulent personal i klientit për përzgjedhjen e duhur të produktit të sigurimit. Brokeri, së pari dëgjon nevojat që ka klienti, e bazuar në nevojat e tij nis negociatat me komanitë e sigurimit për kushtet e sigurimit më të përshtatshme dhe çmimin më të lirë të policës së sigurimit. Në fund të këtij procesi negociatash, brokeri i sygjeron klientit produktin e sigurimit që duhet të zgjedhë. Kontratat e sigurimit shpesh herë paraqiten të vështira për t’u kuptuar nga konsumatorët; është detyrë e brokerit t’i sqarojë klientit përmbajtjen e tyre në gjuhë të qartë dhe të kuptueshme për të. Pra, konsulenca e brokerit i shërben konsumatorit për të përzgjedhur produktin e sigurimit më të përshatshëm për nevojat dhe kërkesat e tij.

2. Si ndikon brokerimi në drejtim të mbrojtjes së interesave të klientëve?

Parimi më i rëndësishëm në të cilin mbështetet puna një brokeri është mbrojta e interesave të klientëve. Brokeri është një subjekt i pavarur nga kompanitë e sigurimit dhe qëllimi i punës së tij është t’i “gjejë” klientit produktin më të mirë të sigurimit. Brokeri vepron si përfaqësuesi i klientit në negociatat që zhvillon me kompanitë e sigurimit dhe siguron mbrojtjen e interesave të klientëve duke kontrolluar përmbajtjen e policës së sigurimit para nënshkrimit të saj nga ana e klientit.

3. Kush e paguan komisionin për brokerin?

Brokeri, për cdo policë sigurimi që ndërmjetëson, ka të drejtën të përfitojë një komision brokerimi. Komisioni paguhet nga shoqëria e sigurimit që ka lëshuar policën e sigurimit të cilën zgjodhi klienti në vijim të negocimit të bërë nga brokeri dhe jo nga vetë klienti. Pra, pavarësisht se brokeri i shërben me konsulencë e tij klientit, ai nuk paguhet nga klienti por nga kompania e sigurimit që përzgjedh klienti.

4. A është e pajisur banka Credins me liçencë të posaçme për veprimtarinë e brokerimit?

Banka Credins është pajisur me liçencën për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në Janar të vitit 2018 dhe ka lançuar prej disa muajsh aktivitetin e ri.

Disa nga produktet bazë që banka ndërmjetëson për klientët e saj janë:

  • Siguracioni MTPL: Sigurimi i mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (MTPL) është sigurim i detyrueshëm i cili ofrohet për mbajtësit e mjetit motorik të cilët qarkullojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
  • Siguracioni “Karton Jeshil ”, është sigurim i detyrueshëm për mjetet që lëvizin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe mbulon dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përplasja me një mjet tjetër motorik të identifikueshëm.
  • Siguracioni “Kasko” dhe “Mini Kasko”, janë siguracione të vetë mjetit motorik i cili pëson një dëm të plotë ose të pjesshëm si pasojë e ngjarjeve të caktuara.
  • Sigurimi i Shendetit në Udhëtim: Ofrohet për çdo individ që udhëton jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe mbulon shpenzimet mjekësore për rastet e aksidenteve ose sëmundjeve akute që ndodhin/shfaqen gjatë qëndrimit jashtë si dhe shpenzimet e riatdhesimit në rast sëmundje/humbjes së jetës.
  • Sigurimi nga Aksidentet Personale: Mbulon dëmtimet të cilat mund të lindin nga ngjarje aksidentale, të papritura, të paparashikuara, të dhunshme, që veprojnë nga jashtë dhe që shkaktojnë dëmtime fizike që janë objektivisht të vërtetueshme.
  • Sigurimi i Pronës: Sigurimi i pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme përfshin humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale që vjen si rrjedhojë e veprimit të rreziqeve të sigurimit të përcaktuar e të zgjedhur nga i siguruari.
  • Sigurimi i Pjesshëm i Pronës: Ky produkt aplikohet vetëm për pasuritë e llojit “Banesë” (Apartamente/Ndertesa Individuale).

 

5. Përse duhet të zgjidhni Bankën Credins midis brokerave të tjerë të licencuar?

Së pari, do të jetë komoditet i vetë klientit të marrë këtë shërbim nga banka e tij partnere, pranë së cilës mund të jetë shërbyer prej vitesh me produkte bankare e financiare. Ajo që ofron Banka Credins është një “One Stop Shop” sa herë bëhet fjalë për produkte e shërbime financiare, ndaj klienti ynë do të kursente kohën e tij nëse shërbimin e merr pranë bankës në të cilën mund të kryejë njëherësh edhe transaksione të tjera e jo pranë një shoqërie brokerimi tjetër së cilës do të duhej ti drejtohej për të përfituar ekskluzivisht dhe vetëm shërbimin e brokerimit. Në krahasim me shoqëritë e brokerimit jo-banka, Credins ka avantazh te madh madhësinë e saj, shtrirjen gjeografike, databazën e gjerë të klientelës e si pasojë fuqi negociuese shumë të lartë. Në saj të stafit të trajnuar e të licencuar si Broker në sigurime, Banka Credins garanton një shërbim ndërmjetësimi me standardet më të larta profesionale dhe etike.

 

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins