Investime në Bono Thesari për Individët

Titujt shtetërorë emetohen në formën e bonove të thesarit dhe obligacioneve, në monedhë kombëtare dhe të huaj. Bonot e thesarit janë instrumente financiare afatshkurtër me maturim 3, 6 dhe 12 mujor. Interesi i përfituar nga ky instrument llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës nominale dhe çmimit të blerjes së kuponit. Obligacionet e thesarit janë instrumente financiare me maturitet afatmesëm dhe afatgjatë. Aktualisht ne Shqiperi emetohen obligacione me afat maturimi 2, 3, 5, 7 dhe 10 vjeçare. Interesi i përfituar në formën e kuponit, paguhet çdo 6 muaj gjatë kohëzgjatjes së instrumentit. Përgjithësisht, obligacionet emetohen me kupon fiks, pra një normë fikse interesi gjatë gjithë kohëzgjatjes së obligacionit. Por obligacionet, mund të emetohen edhe me kupon variabël. Në këtë rast, norma e interesit është e ndryshueshme dhe përcaktohet çdo vit ne daten emetimit si shume e normës së ndryshueshme (qe percakatohet si mesatare nga tre ankandet e fundit te Bonove te Thesarit 12m) dhe një marzhi fiks që përcaktohet në ankand. Banka Credins Sha është i liçensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) si: “Shoqeri brokerimi ne letra me vlere te qeverise te RSH ne burse dhe ne tregun me pakice” dhe  si “Kujdestar i letrave me vlerë i Qeverisë së RSH dhe i Obligacioneve të shoqërive aksionare”.

Kujt i drejtohet?

Të gjithë individëve  apo shoqerive që duan të investojnë në instrumenta financiare. Banka Credins sha ofron jo vetem sherbimin e ndermjetesimit ne ankandet e letrave me vlere por edhe tregtimin e letrave me vlere ne cdo moment perpara afatit te maturimit. Ju mund te kryeni veprime ne lidhje me Tituj ne cdo moment nepermjet Degeve te Bankes Credin  sha. Banka Credins Sha eshte nje nga pese bankat ne tregun vendas qe ofron tregtimin e obligacioneve reference.

Perfitimet tuaja mbi produket tona të thesarit:

  • Ruajtja e te gjitha të dhënave të portofolit tuaj të investimeve; Banka ofron ruajtjen dhe informimin mbi të gjitha lëvizjet/ndryshimet në portofolin tuaj të investimeve;
  • Shlyerjen e transaksioneve me tituj në mënyrë sa më efikase dhe të shpejtë;
  • Kryerja në kohë e shërbimeve te lidhura me titujt (pagesa të kuponit, interesave etj). Nëse ju investoni në Titujt të qeverisë së Shqiperisë nëpërmjet Credins apo do bleni ne tregun sekondar, ju do të përfitoni të gjitha shërbimet mbi titujt, përfshirë këtu pagesën e kuponit, pagesën e principalit në datën e maturimit, si dhe informacion mbi normat e interest dhe çmimet e tregut për investimet tuaja në çdo moment.
  • Tarifa konkuruese për shërbimin;
  • Tregtimin me cmime konkurruese ne tregun me pakice te letrave me vlere;
  • Ju mund te shikoni cdo dite ne ëebsite e Bankes kuotimet e obligacioneve reference (benchmark).
  • Disponibilitet ne çdo moment te stafit me nje experience te gjate dhe mbreselenese ne tregjet Financiare te Departamentit te Thesarit.

Karakteristikat e këtij Shërbimi

Banka Credins Sha ofron si kujdestar  i titujve të qeverisë së Shqipërisë dhe te obligacioneve te emetuara nga shoqerite aksionare ofron për klientët listën e veprimtarive të mëposhtme:

  • Çeljen e llogarisë së titujve/llogari escrow;
  • Shlyerjen e të gjitha transaksioneve me tituj të portofolit tuaj (si blerje, shitje, transferim pronësie);
  • Ruajtjen e të gjitha veprimeve mbi këtë portofol;
  • Raportimin dhe konfirmimin e transaksioneve të shlyera si dhe dërgimin dhenien e informacionit mbi gjendjen aktuale të portofolit sa here qe kerkohet nga investitori;
  • Mbajtja e marrëdhënieve me emetuesin e instrumentave financiare (Ministira e Financave dhe Banka e Shqipërisë apo institucione te tjera mbikeqyrese), për çdo gjë që lidhet me përfaqësimin në treg, pagesën e kuponit, tatimeve etj;

 

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins