test

Fondi i Pensionit Vullnetar “Credins Pension”

Investimi i duhur për një pension të qetë me më shumë përfitime.

Fondi i pensionit vullnetar është alternativa e vetme për ti dhënë pensionit shtetëror një të ardhur shtesë. Fondi i pensionit Credins Pension manaxhohet nga Credins Invest, Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit dhe Sipërmarrjes të Investimeve Kolektive.

Si funksionon?

Ju mund të anëtarësoheni në fondin e pensionit përmes dy skemave:

  • Vetëm individi kontribuon në fondin e pensionit vullnetar, në masën dhe periudhën e dëshiruar. Për të kryer aplikimin duhet të paraqiteni në zyrat e Credins Invest ose degët e Credins Bank. Do të pajiseni me kontratën e anëtarësimit dhe kredencialet tuaja për aksesimin e fondit online.

  • Punëdhënësi ose/dhe punëmarrësi derdhin kontribute në fond në përfitim të punëmarrësve. Benefit fiskal për punëdhënësit: Kontributet e destinuara për punëmarrësit janë shpenzime të zbritshme për efekt të llogaritjes së tatimit mbi fitimin. Punëdhënësi përcakton në kontratë kohën për të cilën punëmarrësi duhet të punojë në kompani për të përfituar këtë investim të punëdhënësit. Kjo periudhë është e përcaktuar në ligj dhe është jo më shumë se 2 vjet.

    Ka dy alternativa të anëtarësimit në skemën profesionale:

    • Kontribuon vetëm punëdhënësi për punëmarrësit e tij në masën e caktuar nga vetë punëdhënësi.
    • Kontribuon punëdhënësi dhe punëmarrësi në nivel përqindje mbi pagën apo në një shumë të përcaktuar periodike.

Avantazhe dhe Karakteristika

Profil risku i ulët pasi investohet ne tituj të Shtetit Shqiptar.
Investimet në fond janë të përjashtuara nga taksa mbi interesin dhe të ardhurat nga kapitali.
Shuma minimale e investimit është vetëm 1,000 Lekë.
Fleksibilitet në masën, mënyrën dhe frekuencën e kontributit.
Kontributet janë të zbritshme nga paga bruto për efekt llogaritje tatimi deri në një limit të caktuar.
Automatizim i pagesave: pagesa mujore për kontribute vullnetare në skemën profesionale bëhet automatikisht nga punëdhënësi.
Transparencë dhe monitorim i fondit online në çdo moment.
Fondi është i trashëgueshëm dhe i transferueshëm.

Për informacion të detajuar vizitoni faqen zyrtare: www.credinsinvest.com

This post is also available in: en

Produkte te Lidhura

Depozita me AFAT

Depozita me Afat është një investim i sigurt i cili kryhet përmës një marrëveshje...

Lexo më shumë

Llogaria Rrjedhëse

Me llogarinë tuaj rrjedhëse ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve...

Lexo më shumë

Karta e Debitit

Me Mastercard nga Credins Bank paguani përmes teknologjisë Contactless...

Lexo më shumë

Na kontakto

Gjej Degën

Banka Credins