Fondi i Investimit “Credins Premium”

Në Credins Bank ju japim mundësinë për tu anëtarësuar në Fondin e Investimit “Credins Premium”, duke ju ofruar zgjidhje për investimet tuaja. Ju mund të investoni shumë të menjëhershme parash ose shuma të vogla periodikisht. Nëpërmjet planit të investimit periodik kryhet kalimi automatik çdo muaj, nga llogaria juaj në Credins Bank në llogarinë e fondit të investimit në shumën që ju keni përcaktuar, pa patur nevojë të paraqiteni në degët e bankës. Ju mund të kryeni depozitime apo tërheqje të fondit tuaj në çdo moment pa asnjë penalitet. Ofrojmë transparencë dhe akses të llogarisë 24/7 nëpërmjet faqes zyrtare www.credinsinvest.com

Avantazhe dhe Karakteristika

Fondi ka profil risku të ulët pasi investohet në tituj të Shtetit Shqiptar.
Likuiditet i lartë: Mundësia e tërheqjes në çdo kohë brenda 7 ditëve pa penalitet dhe pa humbur interesin.
Normë më e lartë kthimi krahasuar me depozitat
Manaxhim profesional i fondit dhe mundësi diversifikimi për investimin tuaj.
Transparencë dhe kontroll i llogarisë online në çdo moment.
Mbi fondin e investimit vepron ligji i trashëgimisë.
Mund të investohet me shuma të menjëhershme ose me plan investimi periodik, ku shuma minimale e investimit është vetëm 2,000 Lekë.
Automatizim i pagesave: pagesa mujore automatike për planet e investimit periodik.

Si funksionon?

Ju duhet të paraqiteni pranë zyrave të Credins Invest ose në degët e Credins Bank me nje mjet identifikimi dhe të kryeni aplikimin për anëtarësim në fondin e Investimit. Ju mund të kryeni derdhje të menjëhershme ose plan investimi periodik. Do të pajiseni me kopjen e kontratës së anëtarësimit në fond dhe kredencialet tuaja për të aksesuar fondin kudo dhe kurdo. Për informacion të detajuar vizitoni faqen zyrtare: www.credinsinvest.com

This post is also available in: en

Na kontakto

Gjej Degën

Banka Credins