test

Fondi i Pensionit Vullnetar - Credins Pension

Investimi i duhur për një pension të qetë me më shumë përfitime. Credins Pension është një fond pensioni vullnetar i dedikuar për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një pension suplementar, i menaxhuar nga Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjes të Investimeve Kolektive.

Si funksionon?

Ju mund të hyni në fond përmes dy skemave:

  • Vetëm individi kontribuon në fondin e pensionit vullnetar, në masën dhe periudhën e dëshiruar.

  • Punëdhënësi ose/dhe punëmarrësi derdhin kontribute në fond në përfitim të punëmarrësve. Ka dy alternativa të anëtarësimit në skemën profesionale:

    • Kontribuon vetëm punëdhënësi për punëmarrësit e tij në masën e caktuar nga vetë punëdhënësi;
    • Krahas kontributit të punëdhënësit, edhe vetë punëmarrësi kontribuon në fond.

Avantazhe dhe Karakteristika

Rrezik i ulët: Investimet në fond janë të përjashtuara nga taksa mbi interesin dhe të ardhurat nga kapitali.
Kontributet janë të zbritshme nga paga bruto për efekt llogaritje tatimi deri në një limit të caktuar.
Automatizim i pagesave: pagesa mujore për kontribute vullnetare në skemën profesionale bëhet automatikisht nga punëdhënësi.
I trashëgueshëm dhe i transferueshëm.
Transparent, mundësi kontrolli online në çdo moment ecurinë e tij.
Shuma minimale e investimit është vetëm 1,000 Lekë.

Për informacion të detajuar vizitoni: www.credinsinvest.com

Dokumentacioni i Nevojshëm:

– Kartë Identiteti.

– Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi (për klientët ekzistues).

– Kontrata e fondit te pensioni.

– Urdhër xhirim periodik (kur klienti do të investojë çdo muaj).

Produkte te Lidhura

Depozita me AFAT

Depozita me Afat është një investim i sigurt i cili kryhet përmës një marrëveshje...

Lexo më shumë

Llogaria Rrjedhëse

Me llogarinë tuaj rrjedhëse ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve...

Lexo më shumë

Karta e Debitit

Me Mastercard nga Credins Bank paguani përmes teknologjisë Contactless...

Lexo më shumë

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins