Programi #YOUARECREDINS është një eksperiencë e vlefshme me anë të së cilës do të hidhni hapat e para të karrierës në një nga Bankat më të suksesshme në vend. Ju do te jeni të rrethuar nga mentorët dhe ekspertët më të mirë të Credins Bank. Pjesëmarrësit në këtë program do të përfitojnë nga leksionet më trajnues Shqiptar dhe ndërkombëtar, të certifikuar në fushën e zhvillimit të aftësive.

Faza 1


Specializimi Makro Bankar me trajnues të Jashtëm dhe te brendshëm.

Faza 2


Specializimi i Brendshëm me trajnues të Bankës.

Faza 3


Trajnim praktik nëvendin e punës.

Faza 4


Trajnim për zhvillimin e aftësive me trajnues të jashtëm.

Ky program i cili është konceptuar të zgjasi 3 muaj është një ndërthurje e trajnimit teorik dhe praktik përkatësisht i ndarë në 4 faza. Faza e parë dhe e dytë përqëndrohet kryesisht në trajnime teorike, ndërsa në fazën e tretë kandidatët vendosin në praktikë njohuritë e përvetsuara gjatë fazave të para. Në përfundim pjesëmarrësit që kanë kaluar me sukses 3 fazat e para bëhen pjesë e trajnimeve zhvilluese me trajnues të jashtëm ku certifikohen për temat: Aftësitë Prezantuese, Menaxhimi i Kohës, Shitja dhe Komunikimi.

Në fund të programit të gjithë pjesëmarresit do të shpërblehen për punën dhe kohën që do ti kushtojne kësaj eksperience si dhe do të pajisen me një certifikatë pjesëmarrje.

NE KËRKOJMË TË NA BASHKOHEN.

Studente të diplomuar në Shkenca Ekonomike, Shkenca Sociale, Juridike, Matematikë, etj. me mesatare mbi 8, të cilët kane ambicie për të filluar karrierën e tyre në Sektorin Bankar si dhë dëshirë për t’u shërbyer klienteve tanë.

Studentë që kanë pasion për të qënë të suksesshëm dhe që u pëlqen të sfidojnë vetveten duke ofruar zgjidhje të shpejta, efektive dhe krijuese. Studentë që kanë aftesi të mira komunikuese, bindëse, ndërvepruese dhe që janë te gatshëm për ti zhvilluar më tej keto aftësi.

PËR TU BËRË PJESË E PROGRAMIT DUHET

Aplikimi Online duhet të bëhet në WEB-faqen e Credins Bank.

Të gjithë kandidatët që do të plotësojnë kriteret e degës së studimeve dhe mesatares do të njoftohen për zhvillimin e testimit.

Kandidatët që kanë marrë pikët e mjaftueshme në testim do të njoftohen për të zhvilluar Intervistën në Grup.

Kandidatët që do të përzgjidhen nga Intervista e parë do të njoftohen për të zhvilluar intervistën individuale.

Aplikimet për programin #YOUARECREDINS kanë përfunduar. Nëse interesoheni për punësim pranë Bankës Credins, ju ftojmë të ndiqni pozicionet tona vakante

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins