Të kursesh është gjithmonë një ide e mirë
Çfarë është depozita me afat?
Depozita me Afat është një investim i sigurt i cili kryhet përmes një marrëveshje ndërmjet individit dhe bankës, për një shumë parash dhe një afat të përcaktuar nga vetë klienti. Në varësi të shumës, klienti individ, përfiton interesa sipas afatit dhe monedhës së përcaktuar.
Avantazhe dhe Karakteristika
- Depozita me afat mund të çelet në të gjitha monedhat: ALL, EUR, USD, GBP, CHF dhe CAD.
- Shuma minimale për çeljen e depozitës është 50.000 lekë ose ekuivalenti i saj në valutë.
- Alternativa zgjedhjesh në monedha dhe afate nga 1 deri në 60 Mujore.
- Rinovim automatik, pa patur nevojë të paraqiteni në bankë.
- Depozita mund të jetë disa-emërore.
- Investim i sigurt dhe praktik.
Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
Siguri
Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi individ, tregtar dhe shoqëri tregtare, rezident ose jorezident, shqiptar ose i huaj, i cili ka llogari depozitë në Credins Bank Sh.a, në lekë ose në monedhë të huaj sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e njëvlershmja e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53 datë 22.05.2014, “Për Sigurimin e Depozitave” i ndryshuar. Për më shumë informacion shkarkoni fletepalosjen duke klikuar ketu ose klikoni: http://asd.gov.al.
Dokumentacioni i Nevojshëm
- Kartë Identiteti
Apliko tani!
ASD dhe Buletinin e Normave te Interesit.
Produkte te Lidhura
Related Products
Karte Krediti
Këtë muaj keni përdorur kartën tuaj të kreditit VISA Credit dhe Mastercard WORLD Credit nga Credins bank për të blerë një biletë udhëtimi prej
Lexo më shumë Read MoreLlogari Rrjedhëse
Me llogarinë tuaj rrjedhëse ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare
Lexo më shumë Read MoreOverdraft
Overdrafti është një linjë kredie, e cila në shumicën e rasteve lidhet me pagën e individit dhe i jep atij mundësinë të tërheqi në çdo moment
Lexo më shumë Read More