Çfarë është Depozita PLUS?

Depozita Plus është një plan kursimi sistematik, për të gjithë klientët Individë dhe veçanërisht ata pagamarrës pranë Credins Bank.

Si funksionon?

Credins ju ofron kreditimin periodik në një depozitë kursimin e fondeve të kursyera nga paga e tyre. Për këto depozita banka nuk aplikon komisione mirëmbajtje. Qëllimi i depozitës është kursimi, ju mund ti tërhiqni ato vetëm pasi të kenë kaluar 6 muaj nga data e çeljes së Depozitës.

Avantazhe dhe Karakteristika

  • Kursim sistematik duke i paraprirë nevojave të papritura për para.
  • Vendosni vetë shumën dhe datën për kalimin periodik në depozitë.
  • Mundësi depozitimi gjatë gjithë muajit.
  • Ofrohet në monedhat: Lekë (ALL), Euro (EUR) ose Dollarë (USD).

Klikoni këtu për tu informuar në mënyrë të detajuar mbi normat e interesit të depozitave.

Siguri

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi individ, tregtar dhe shoqëri tregtare, rezident ose jorezident, shqiptar ose i huaj, i cili ka llogari depozitë në Credins Bank Sh.a, në lekë ose në monedhë të huaj sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e njëvlershmja e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53 datë 22.05.2014, “Për Sigurimin e Depozitave” i ndryshuar . Për më shumë informacion klikoni: www.asd.gov.al.

 

Dokumentacioni i Nevojshëm:

– Kartë Identiteti

– Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.

– Kontrata e Depozitës

Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
*Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi individ, tregtar dhe shoqëri tregtare, rezident ose jorezident, shqiptar ose i huaj, i cili ka llogari depozitë në Credins Bank Sh.a, në lekë ose në monedhë të huaj sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e njëvlershmja e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53 datë 22.05.2014, “Për Sigurimin e Depozitave” i ndryshuar . Për më shumë informacion klikoni: www.asd.gov.al.

ASD dhe Buletinin e Normave te Interesit.


This post is also available in: en

Produkte te Lidhura

Kartë Krediti

Këtë muaj keni përdorur kartën tuaj të kreditit VISA Classic dhe Mastercard WORLD Credit nga Credins bank për të blerë një biletë udhëtimi prej

Lexo më shumë

Llogari Rrjedhëse

Me llogarinë tuaj rrjedhëse ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare

Lexo më shumë

Overdraft

Overdrafti është një linjë kredie, e cila në shumicën e rasteve lidhet me pagën e individit dhe i jep atij mundësinë të tërheqi në çdo moment

Lexo më shumë

Na kontakto

Gjej Degën