Në prezencë të anëtarëve të bordit dhe drejtuesve të lartë të bankës Credins u inaugurua vendosja e skulpturës “Vajza me Lule” e Artistit të Popullit – Mumtas Dhrami.

Një vepër arti që simbolizon vlerësimin e lartë për kontributin e femrës dhe rolin e jashtëzakonshëm të saj në punë, familje dhe shoqëri.

Jemi të lumtur për këtë trashëgimi të mrekullueshme arti që do të shijohet nga çdo qytetar, klient i bankës dhe stafi ynë.

Credins bank përherë mbështetëse e artit dhe artistëve shqiptarë.

Banka Credins