Mbi 485 studentë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e programit #YOUARECREDINS të cilët pas një periudhe testimi, vlerësimi në grup dhe intervistash, u finalizua me sukses përzgjedhja e 43 studentëve më të talentuar që do të ndjekin këtë program për një periudhë disa mujore. Në praninë të zv. Drejtores së Përgjithshme, znj. Monika Milo dhe drejtues të tjerë të bankës, patëm sot kënaqësinë ti uronim mirëseardhjen studentëve. Ky program është një ndërthurje e teorisë dhe praktikës nga mentorët më të mirë të Credins Bank dhe nga trajnues të jashtëm të mirënjohur të cilët do kontribojnë në edukimin dhe aftësitë profesionale që i duhet një punonjesit të ri për të filluar karrieren e punës. Credins Bank vazhdon të implementojë me sukses praktika punësimi dhe trajnimi të vazhdueshëm për të rinjtë, duke u dhënë mundësinë për tu punësuar në një nga institucionet më të mira financiare në vend, e cila është pjesë e filozofisë dhe strategjisë së bankës: investimi tek njerëzit.

Starton #YOUARECREDINS
Starton #YOUARECREDINS
Banka Credins