Credins Bank zhvilloi takimin e katërt në Gjirin e Lalëzit në mbështetje të bizneseve agro. Në eventin e organizuar nga Credins në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, ishte e pranishme dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. “Këto janë pikërisht seminare të cilat duhet të vazhdojnë e të zhvillohet në të gjithë territorin. Është e vetmja mënyrë që të vazhdojmë të përcjellim këtë mesazh në të gjitha zonat rurale” tha ministrja Margariti.

Credins Bank zhvilloi takimin e katërt në Gjirin e Lalëzit në mbështetje të bizneseve agro. Në eventin e organizuar nga Credins në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, ishte e pranishme dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“Këto janë pikërisht seminare të cilat duhet të vazhdojnë e të zhvillohet në të gjithë territorin. Është e vetmja mënyrë që të vazhdojmë të përcjellim këtë mesazh në të gjitha zonat rurale” tha ministrja Margariti.

Ashtu si në çdo takim tjetër, përfaqësuesit e Credins informuan fermerët e pranishëm mbi kreditë agro, procesin e aplikimit, si dhe i kushtuan vëmendje të veçantë njohjes së tyre me njëri tjetrin, për të nxitur bashkëpunimet dhe interesat e përbashkëta.

“Një aktivitet që ka startuar përpara 12 vitesh dhe e them tani me siguri të plotë që suportin e parë financiar e kam nga banka Credins. Ajo që është më e rëndësishme, në vazhdimësi, sa herë që kam kërkuar për nevoja të ndryshme në momente oportune, kam gjetur zgjidhje nga banka Credins.

Në këtë aspekt ju përcjell sinqerisht përgëzimet e mia më të sinqerta dhe ju uroj që gjithmonë të jenë suport i fuqishëm për zhvillimet agro në përgjithësi dhe për agroturizmin në veçanti”  u shpreh Gëzim Huqi, fermer.

Një nga momentet kyçe të eventit ishte prezantimi i Bankës Lëvizëse, e cila do t’ju vijë në ndihmë fermerëve duke ju ofruar shërbimet bankare aty ku deri më tani, ka qënë e pamundur.

Pas njohjes me programin që banka ofron më mbështetje të agrobiznesit, Credins zhvilloi bashkëbisedim të lirë me fermerët dhe ofroi konsulencë.

Iniciativa e Bankës Credins në mbështetje të agrobiznesit do të vazhdojë të përcillet në zona të tjera të Shqipërisë. Takimi në Gjirin e Lalëzit ishte i katërti pas atij të Roskovecit, Korçës dhe Lezhës.

Banka Credins