Fondacioni Credins ka në fokus kontributin për përmirësimin dhe ndihmesën e vazhdueshme për komunitetin shqiptar. Një nga fushat specifike ku Fondacioni është fokusuar, është dhe rritja e mirëqenies sociale për komunitetet dhe shtresat në nevojë.

Këtë herë, Fondacioni Credins, nëpërmjet nismës Food Bank, ka bashkëpunuar me Institucionin Papa Xhovani XXIII, për të mbështetur familjet me të ardhura të ulëta, që nuk kanë mundësi të mira ekonomike në rajonin e Shkodrës.

Fondacioni Credins, ka sjellë gjithashtu dhe pajisje të ndryshme si tavolina, karrige, etj., me objektivin për të ndryshuar dhe përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën e këtij Institucioni dhe për t’ia lehtësuar shërbimin ndaj qytetarëve.

Sot me prezencën tonë, si dhe me dhurimet e bëra, synojmë të sjellim buzëqeshje në sytë e fëmijëve dhe të punojmë së bashku për një shoqëri më të mirë në të ardhmen.

Banka Credins