Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillimi (BERZH) jepë financim 10 milion Euro për Credins Bank. Ky fond do të shërbejë për kreditimin e bizneseve të vogla dhe të mesme vendase si dhe për mbështetjen e zgjidhjeve të financave tregtare të klientëve të bankës.

Linja e kredisë për bizneset e vogla dhe të mesme do të jetë me një vlerë prej 8 milion euro dhe do të shërbejë në rritjen dhe diversifikimin e portofolit të SME-ve në Credins Bank. Pjesa tjetër prej 2 milion euro, do të jepet nëpërmjet një linje kredie të veçantë me qëllim financimin e aktiviteteve tregtare të klientëve të Credins Bank.

Për më tepër deklaratën për shtyp mund ta shkarkoni në format PDF këtu: (Kliko)

Banka Credins