Ajo çka na mbush zemrën mbi çdo gjë në Dhjetorin e festave, është gëzimi në sytë e fëmijëve.

Fëmijët e stafit të Credins Bank si dhe të Fondacionit Credins, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, organizuan një festë të bukur me tematikë “Një dhuratë për ty”, ku mes muzikës e lojërave të animatorëve u shpërndanë dhurata festive me veshje dhe lodra.

Të lumtur që fëmijët dhe stafi ynë iu bashkuan këtij eventi duke kontribuar me zemër, për t’i gëzuar dhe fëmijët të cilët kanë mundësi të kufizuara për të festuar siç duhet festat.

Bashkë për një buzëqeshje!

Banka Credins