Panairet e punës janë një mënyrë e mirë për t’i krijuar vetes mundësi të reja dhe për të kuptuar mbi rrugën e karrierës që ti dëshiron të ndjekësh.

Live nga Panairi Syn+Ergasia, një organizim fantastik 2 ditor, që ka bërë bashkë Bashkinë e Tiranës, Ambasadën Greke, Hellenic Business Association of Albania dhe shumë korporata të mëdha që operojnë në vend.

Ejani në stendën e Credins bank në Pallatin e Kongreseve dhe mësoni më shumë për shkollën “YouAreCredins” dhe për pozicionet e punës që ne ofrojmë.

Credins bank ka sot mbi 1,000 punonjës të talentuar dhe mbështet çdo të ri që ka dëshirë dhe ambicie për t’u zhvilluar.

Banka Credins