“Qyteti ynë merr frymë”

Credins bank në këtë fund vit, vazhdoi mbjelljen e pemëve në një nga zonat më të reja të qytetit, autostradën e Shkozës, duke i  bërë një dhuratë kaq të bukur qytetit tonë. 

Mbi 50 pemë të llojit bli dhe pisha u mbollën, duke i dhënë më shumë gjelbërim dhe frymëmarrje Tiranës tonë të dashur. Mbjellja e pemëve është themeli i një jetë të shëndetshme, ndaj në kuadër të Objektivit 13: “Veprime me klimën” do të vazhdojmë të kontribuojmë për mjedisin, për të dhënë suportin tonë për një jetesë më të mirë.

Mbill dhe ti një pemë sot, dhe krijo një mjedis më të këndshëm për brezat që do të vijnë.

Banka Credins