Me mbështetjen e Credins Bank, episodi i radhës i ciklit të videopodcast-eve të gazetares Mira Kazhani, i dedikohet sopranos me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho.

Kur të dëgjoni rrëfimin e saj, ndoshta do ta pyesni veten sa rol ka fati te karakteri ynë. A janë sakrificat dhe vuajtjet, rruga e vështirë që të çon drejt tij? Në rastin e Ermonela Jahos, po.

Sigurisht, duhet edhe pak nga ai i pashpjegueshmi, kombinim yjesh në univers, por fati nuk ka pikën e vlerës nëse shkon te dikush që nuk është gati për pjatën e artë që ai të sjell në dorë.

Banka Credins