Credins Bank mbështeti prej dy muajsh një nga aktivitetet më inovative. Në një event elektrizues në Liceun Artistik “Jordan Misja” në prezencë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Z.Erion Veliaj dhe Ministrit për mbrojtjen e sipërmarrjeve Z.Eduart Shalsi Uplift Albania, akseleratori i parë në Shqipëri, shpalli startupet fituese nga Shqipëria, Kosova dhe Rajoni.

Përpjekjet disa mujore të startupeve dhe ekipit të Uplift Albania u finalizuan në ditën “Demo-Day” ku përballë një audience prej 200 anëtarësh të komunitetit të teknologjisë u shpallën fituesit e Uplift Albania. PleXusv, Ipervox, Amargi, iAvokat, Orar.al, ADDo Group dhe Game On prezantuan përgjatë 3 minutave biznesin dhe ëndrrat përballë panelit të investitorëve.

Në Uplift Albania aplikuan mbi 50 startupe nga 6 vënde të rajonit dhe 9 industri të ndryshme. 20 prej tyre u ftuan në fazën e përzgjedhjes e njohur si “Selection Boot-Camp” ndërsa vetëm 10 kaluan me sukses këtë fazë për tu bërë pjesë e programit 6 javor të akselerimit.

Credins Bank mundësoi dhënien e çmimit për vendin e parë për startupin Ipervox i cili ka tërhequr vëmendjen e disa prej kompanive lider si “Amazon” dhe premton ta bëjë sa më të thjeshtë krijimin e aplikacioneve zanore për asistentët digjitalë.

Credins Bank është përherë pararojë e mbështetjes dhe zhvillimit teknologjik në vend për të ndihmuar talentet e reja.

Credins Bank Përgjegjsia Sociale
Credins Bank Përgjegjsia Sociale
Banka Credins