Me kënaqësi do të dhurojmë mbështetjen tonë përgjatë gjithë aktivitetit të Tirana Art Fest 7!

Një festival i cili për 6 vjet rresht, ka falur emocione dhe mundësi të shumta për të rinjtë e talentuar në fusha të ndryshme artistike si: Muzikë, Kërcim, Instrument dhe Multimedia.

Aktiviteti do të zgjasë për 2 muaj ku gjatë kësaj kohe do të ketë audicione, mini spektakle, 2 gjysmëfinale dhe Finalen e madhe.

Sot kanë filluar audicionet e para të këtij rrugëtimi të gjatë e të bukur.

Ndihemi krenarë që në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës promovojmë aktivitete të tilla që kanë synim të nxjerrin në pah diversitetin social- kulturor, edukimin dhe argëtimin e të rinjve po ashtu dhe kanë qëllim për të kontribuar në luftën ndaj të gjithë fenomeneve sociale negative.

Credins bank do të jetë gjithmonë mbështetëse për nisma të tilla!

Banka Credins