“Tirana Art Fest” u finalizua me një performancë të mrekullueshme pas një rrugëtimi disa mujor në Amfiteatrin e Tiranës.

Një super spektakël me pjesëmarrjen e të rinjve të talentuar nga gjimnazet e Tiranës, një performancë artistike e paharrueshme për secilin prej tyre për të ndjekur ëndrrat dhe pasionet, një edicion që erdhi mjaft bukur në kuadër të Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë.

Sigurisht si në çdo kompeticion pati dhe fitues!

Krenarë që mbështetëm këtë konkurs të bukur për të rinj të talentuar në fusha artistike si muzikë, kërcim, instrument dhe multimedia si dhe ishim aty për të shpërndarë një ndër çmimet e fituesve.

Credins bank gjithmonë në mbështetje të të rinjve të talentuar dhe të aktiviteteve që përcjellin mesazhe të rëndësishme për komunitetin tonë.

Banka Credins