“Shqip-Hop Fest” është një festival unik i cili do të festojë dhe promovojë si asnjë festival tjetër kulturën Hip-Hop. Me pjesëmarrjen energjike të artistëve si BUTA, LLUNI, KILLUA dhe performancën elektrizuese të DJ të njohur, festivali do të sjellë edhe frymën e kërcimit të rrugës. Festivali do të mbahet më 18 nëntor në një vendndodhje tepër të veçantë, siç është ai i parkingut underground në “Sheshin Skënderbej”.

Credins Bank mbështet përherë artin dhe të rinjtë, në çdo hap krijues e të guximshëm.

Credins Bank – Partner i të rinjve në çdo hap

Banka Credins