Në vijim të Politikave të Përgjegjësisë Sociale, në përkujdesje të vazhdueshme të mirëqënies, progresit dhe zhvillimit të mjedisit ku ushtron aktivitetin e saj, Credins Bank ka ndërmarrë nismën e mbështetjes së njërit prej sektorëve publikë më të rëndësishëm në vend, atë të shëndetësisë nën sloganin: “Credins Bank mbështet shëndetësinë në Shqipëri” Këtë here banka mbështeti Pikën Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, duke financuar rikonstriktumin dhe përmirësimin e të gjitha kushteve të brendshme dhe të jashtme të kësaj pike. Mbështetje kjo, e cila ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor ndaj qytetarëve. Kjo nismë e Credins Bank, do të vijojë më tej me mbështetjen e të tjera qendrave spitalore të rëndësishme me të vetmin objektiv përmirësimin e cilësisë së shërbimit spitalor në vendin tonë.

Banka Credins