Një ide e mrekullueshme dhe një projekt unik realizuar me shumë dashuri dhe profesionalizëm.

“Red Lipstick”, projekti nga grimerja artistike Eni Lena, ku 12 gra guximtare të cilat kanë luftuar dhe janë përballur me sëmundjen e kancerit të gjirit janë bërë pjesë e një kalendari të veçantë duke u grimuar dhe fotografuar në çaste të bukura e të gëzueshme.

Credins bank mbështeti këtë nismë, pasi nuk mjafton vetëm Tetori për sensibilizimin e grave dhe vajzave për t’u ekzaminuar dhe kujdesur në kohë për veten e tyre.

Banka Credins