“Qyteti im Evropian”, një nismë tejet e bukur nga organizata ABC Club Tirana u organizua sot në qytetin e Korçës.

Të rinj të talentuar në fushën e pikturës paraqiten idetë e tyre se si ata e perceptojnë qytetin e tyre ideal, me mjedise më të jetueshme, më të gjelbëra, e me hapësira të bollshme ku ata mund të argëtohen e të luajnë.

Një ide tepër e bukur jo vetëm për të nxjerrë në pah talentin e brezit të ri, por edhe për të diskutuar me ta sesi ata i shohin konceptet si ngrohja globale, zhvillimi urban, ndotja e mjedisit si dhe ruajtja e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Credins bank është përherë në mbështetje të rinisë, por dhe të ndërgjegjësimit të komunitetit për mjedisin në të cilin ne të gjithë jetojmë.

Banka Credins