
Një organizim fantastik, do të mbahet sonte në orën 20:00 në Amfiteatrin e Tiranës, ku grupi legjendar “The Animals and Friends” do të performojë shumë nga hitet e tij më të famshme.
Tingujt plot ngjyra të muzikës blues dhe rock, hitet si “House of the rising sun”, “It’s my life”, “Don’t let me be misunderstood”, e shumë të tjera, do të argëtojnë pa masë audiencën.
Krenarë që Credins mbështet këtë koncert kaq të bukur, për të ridëgjuar live grupin dhe për t’i risjellë kënaqësi nostalgjikëve të muzikës së viteve ’60-’70.