Credins bank partnere prej vitesh me Partners Albania for Change and Development për “Konkursin e Bizneseve të Gjelbërta” i cili këtë herë u organizua pranë zyrave qendrore të Credins bank.

Midis trembëdhjetë finalistëve të përzgjedhur mes konkurrentëve nga sipërmarrje sociale, individë, biznesi i vogël në vend dhe organizata jofitimprurëse, u përzgjodhën 5 fitues me idetë dhe bizneset e mëposhtme:

– Blerina Hoxha – Digjital Nomad-Vasjar

– Ina Fasko – Alpaka Educative Toys

– Lytfi Alliu – Shebenik Egnatia Explorers

– Rizvan Kurti – Funky Cabins-Glamping

– Albert Hysa – Belsh Smart City

Tre prej fituesve, përkatësisht “Shebenik Egnatia Explorers”, “Alpaca Educative Toys” dhe “Funky Cabins – Glamping” do të bëhen automatikisht pjesë e konkurrimit në nivel rajonal të Konkursit Ballkanik të Ideve të Gjelbërta 2022 i cili do të zhvillohet në shtator në Shqipëri.

Credins bank gjithmonë në mbështetje të ideve inovative, sipërmarrjes dhe punësimeve në të mirë të komunitetit tonë, si dhe zhvillimin e bizneseve të qëndrueshme dhe në mbrojtje të mjedisit!

Banka Credins