“Peizazh i pyllit të rralluar”, një koncert për publikun e gjerë artdashës, ku baza janë këngët dhe romancat e artistit Feim Ibrahimi, të cilat jetojnë me ne prej vitesh dhe me të njëjtën vlerë si atëherë kur u shkruan. Me pjesëmarrje të protagonistes mezzosopranos së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, znj. Vikena Kamenica, artistit poliedrik, Genc Tukiçi, znj. Etrita Ibrahimi koncertmaester në Teatrin e Operas dhe Baletit, si edhe violonçelisti i ri e shumë premtues, Klaudio Zoto, ky do të jetë një organizim fantastik!

Festivali do të mbahet në Tiranë, Gjirokastër dhe Durrës.

Credins Bank mbështet përherë artin dhe artistët tanë të talentuar, sidomos në koncerte të tilla të cilat nderojnë figura të mëdha, si artisti i popullit, Feim Ibrahimi.

Banka Credins