Credins Bank është gjithmonë në mbështetje të aktiviteteve sportive dhe atyre kulturore. Ditën e shtunë datë 25 Maj 2019 pranë Parkut Olimpik “Feti Borova” ish kompleksi Dinamo u mbajt Kampionati i dytë Internacional i Taekwondo, ku morën pjesë fëmijë të grupmoshave të ndryshme. Credins Bank si partnere kryesore e organizimit të këtij kampionati përcjell gjithmonë e më shumë mesazhin se përkrahja e aktiviteteve të tilla rrit sensibilizimin e gjithë shoqërisë në rëndësinë dhe domosdoshmërinë e organizimit të aktiviteteve sportive sidomos në grupmoshat e reja.

Credins Mbështet Kampionatin e Taekwondo
Credins Mbështet Kampionatin e Taekwondo
Banka Credins