Credins Bank është partner dhe sponsor kryesor i INNVEST Summit 2021 për të dytin vit, duke kontribuar për një aktivitet kaq të veçante të startup-ve, investitorëve, korporatave, drejtuesve e partnerëve, një aktivitet mjaft i rëndësishëm në fushën e inovacionit në Shqipëri i cili do të bëjë bashkë mbi 35 investitorë që do ndajnë historitë e tyre frymëzuese si dhe 10 ide inovatore që do të prezantohen përballë investitorëve engjëj. Një event ku do ekspozohen inovacionet më të fundit të korporatave, si dhe një vendtakim ndërmjet startupe-ve dhe investitorëve për të krijuar një komunitet global të inovacionit dhe digjitalizimit. 

Banka Credins