Koncerti madhështor i radhës i artistit Olen Cesari është pranë!

Si një institucion që ka përherë në fokus artin, artistët si dhe promovimin e aktiviteteve kulturore, Credins bank do të mbështesë këtë event.

Koncerti do të mbahet në datat 5-6 Maj, ora 19:30, në Pallatin e Kongreseve.

Me pjesëmarrjen speciale të: Fiorella Mannoia, Carlos Paz, Lavinia Mancusi, Salsano Rrapi si dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve.

Ndihemi krenarë që do të japim përkrahjen tonë në një koncert i cili me plot bindje do të dhurojë emocion e mbresë, si dhe do të spikasë për origjinalitet e krijimtari të lartë!

Banka Credins