Me destinacion bizneset e vogla dhe të mesme, një nga kompanitë leasing më të mëdha në Shqipëri Credins Leasing do të rrisë financimin leasing për bizneset e vogla dhe të mesme për automjete, pajisje dhe makineri.

BERZH mbështeti tregun në rritje leasing në Shqipëri, me një hua 1.5 milion €, për një nga kompanitë leasing kryesore në tregun shqiptar, Credins Leasing Sh.a.

 Credins Leasing Sh.A do t’i përdorë fondet e hasë, për të nxitur edhe më tepër financimin tek bizneset e vogla dhe të mesme, me fokus të veçantë tek financimi i automjeteve, makinerive dhe pajisjeve. Credins Leasing Sh.A. përfaqëson një nga kompanitë leasing më të mëdha në Shqipëri, me numrin më të madh të objekteve të financuara.

 Sektori leasing në Shqipëri është ende në fazat e para të zhvillimit në një kohë kur kërkesa është në rritje. Financimi i BERZH do të sigurojë mbështetje jo vetëm për Credins Leasing, por për sektorin në tërësi.

 BERZH ka në plan të ofrojë edhe asistencë teknike për Credins Leasing, në përmirësimin e kuadrit të aprovimit të kredisë dhe organizimin e trajnimeve për menaxhimin e riskut për analistët e kredisë.

 Huaja u mundësua në Kuadër të Financimit të Ballkanit Perëndimor dhe Kroacisë, një skemë mbështetëse financiare prej 250 milion €, e cila mbështet bizneset e vogla dhe të mesme me destinacion kompanitë leasing dhe ato të sigurimit.

Banka Credins