Që festat e fundvitit të vijnë të gëzueshme dhe me tryezën plot Credins Bank shpërndau 50 pako ushqimore tek familjet më në nevojë në periferi të Tiranës. Ndihmat ushqimore u dërguan derë më derë nga stafi i bankës i cili solli buzëqeshje dhe falenderime zemre nga vetë familjet që u ndihmuan.

Shpërndarja e këtyre ndihmave erdhi në kuadër të përgjegjësisë tonë sociale dhe objektivit 2 “Zero uri”.

Kjo ndihmë është vetëm një prej aktiviteteve me karakter social që Credins Bank ka zhvilluar në vite duke dashur të japë kontributin e saj në uljen e varfërisë dhe zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

Banka Credins