Libri është një dhuratë e dashur për çdo fëmijë. Ndaj, në këtë muaj të bukur festash, ishim pranë fëmijëve të qytetit të Korçës, ku e mbushëm bibliotekën e fëmijëve plot me libra. Nën një atmosferë të gëzueshme shijuam momente të këndshme ku, me pasionin e tyre dhe me sytë që u shkëlqenin nga gëzimi, na lexuan disa pjesëza të vogla nga librat e preferuar.

I premtuam që do të kthehemi prapë, duke dhuruar të tjerë libra, pasi etja e tyre për dije dhe lexim na mahniti.

Credins Bank, përherë e angazhuar për një arsim sa më cilësor, në linjë me 17 Objektivat për Zhvillim të Qendrueshëm.

Banka Credins