Credins Bank, partnere e institucioneve publike dhe jopublike, ka dhuruar inkubatorë për foshnjet e Spitalit Universitar Opsetrik Gjinekologjike “Koco Gliozheni”. Në këtë mënyrë, Credins investon në zhvillimin e një infrastrukture cilësore, duke i bërë këto instutucione të besueshme, të qëndrueshme dhe efikase në shfrytëzimin e burimeve dhe përdorim më të madh të teknologjive. Monika Milo, zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Credins Bank, së bashku me zv. Ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ishin të pranishme në Spitalin Universitar Opsetrik Gjinekologjik “Koco Gliozheni” në të cilin, Credins Bank dhuroi inkubatorë për foshnjat e këtij materniteti. Credins Bank, në mbështetje të objektivit 9 të vendosur nga Kombet e Bashkuara, ka investuar dhe zhvilluar politika për mbështetjen me financim të projekteve në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve jetësore.

Banka Credins