Për shumë vite radhazi, tradita e dhurimit të gjakut nga stafi jonë, vazhdon!

Në kuadër të objektivit “Shëndet i mirë dhe Mirëqenie”, të cilin Credins Bank e ka gjithmonë në fokus, edhe këtë herë dhamë kontributin tonë për fëmijët talasemikë.

Dhurimi i gjakut u krye duke respektuar edhe masat e shtuara të higjenës dhe sigurisë, sipas protokolleve COVID.

Mirënjohje për stafin tonë, të cilët janë sensibilizuar çdo vit e më shumë, duke u bërë pjesë e kësaj nisme kaq të bukur, si dhe për Kryqin e Kuq Shqiptar për këtë bashkëpunim të suksesshëm me institucionin tonë në gjithë këto vite.

Banka Credins