Credins Bank solidarizohet dhe jep mbështetje për shtresat në nevojë

Përgjegjësia Sociale , një shtyllë themelore në aktivitetin e Credins bank: iniciativa të rëndëshishme te fundvitit në dobi të komunitetit duke dëshmuar solidaritet dhe mbështetje për shtresat në nevojë. Më datë 28 dhjetor, 1000 familje në nevojë në të gjthë qytetet ku ndodhet një Degë e Credins Bank kanë marrë mbështetje me produkte ushqimore. Drejtuesit lokalë të Credins bank me mbështetjen logjistike të Kryqit të Kuq Shqiptar kanë qenë personalisht të pranishëm në shpërndarjen e pakove me ushqime

Banka Credins